VIDEO/ Shefi i policisë Sarandë, filmohet duke dhunuar një qytetar në Tepelenë,...

VIDEO/ Shefi i policisë Sarandë, filmohet duke dhunuar një qytetar në Tepelenë, pezullohet

65
0
Shares

Gazmend Shehu, ish-shef i komisariatit Tepelenë, që aktualisht mban detyren e shefit të komisariatit të policisë së Sarandës është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi teksa dhunon me grushta një të ri.
Ngjarja sipas informacioneve mësohet se ka ndodhur në mes të muajt mars, në një sallë lojrash fati në qendër të Tepelenës.
Në pamjet filmike të siguruara nga gazetari Telnis Skuqi evidentohet qartë momenti kur Gazmend Shehu, që në atë kohë mbante detyrën e shefit të komisariatit Tepelenë dhunon në mënyrë të përsëritur punonjësin, duke e goditur fillimisht me shpulla dhe më pas e godet me grushta.
Të pranishëm në sallën e lojrave të fatit, në momentin e dhunës janë dhe pesë persona të tjerë, ku njëri prej tyre ndërhyn për të larguar shefin e komisariatit.
Fill pas transmetimit ne media te videos, drejtoria e Policise ne Vlore e ka pezulluar komisarin nga detyra. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY