Dhuna e kryepolicit të Sarandës, flet viktima, 23 vjeçari nga Tepelena

Dhuna e kryepolicit të Sarandës, flet viktima, 23 vjeçari nga Tepelena

79
0
Shares

Ish-shefi i komisariatit të Tepelenës, Gazment Shehu, i cili tashmë mban të njëjtin postë në qytetin e Sarandës prej katër javësh, ka dhunuar punonjësin e një qendre të lojërave të fatit, pronë e biznesmenit A. G..
Ngjarja ka ndodhur në muaj mars të këtij viti, rreth orës 14:00, në qendre të Tepelenës, pranë bashkisë së këtij qyteti.
“Nuk e kuptova pse më qëlloj me grushta. Unë thjeshtë isha punonjës”, thotë i dhunuarit B. M., i cili preferoj të mos publikohet emri.
Sipas tij, qysh prej asaj dite është larguar nga puna, pasi nuk e duronte dot poshtërimin që i bëri ish-shefi i komisariatit të Tepelenës me emër të ligjit.
“Në qoftë se aktiviteti fitimprurës ishte i paligjshëm, kjo nuk e justifikon ligjshmërin e tij për të më dhunuar sipas qejfit”, shprehet B. M., 23 vjeç.
Më tej, i dhunuari tregon se është përpjekur të denoncoj dhunën e policisë, por nuk është lejuar nga familjarët për shkak të frikës.
“Të denoncosh në polici për shefin e komisariatit të Tepelenës është marrëzi, pasi do me merrnin për të çmendur”, shprehet B. M.
Për të, kjo dhunë ishte i tepërt, pasi “terrori” fizikisht nuk e kanë ushtruar as prindërit e tij.
“Për herë të parë në jetën time jam poshtëruar fizikisht. As prindërit e mi nuk kanë guxuar të ushtrojnë dhunë fizike ndaj meje”, thotë B. M.
“Fatkeqësisht dhunë u mundësua nga Policia e Shtetit. Ndihem i zhgënjyer nga kjo qeveri”, shton ai.
Videoja prej 74 sekonda tregon se si ish-shefi i komisariatit të Tepelenës, Gazmend Shehu, ushtron dhunë fizike ndaj djaloshi tepelenas, i cili qysh prej asaj dite u largua nga vendi i punës, pasi nuk duronte poshtërimin.
Gjatë pamjeve filmike vihet re se dhuna është ushtruar në prani të pesë personale.
Është dashur ndërhyrja e kolegut të tij për të frenuar çmendurinë e ish shefit të komisariatit, i cili ishte gati ta “shqyente” viktimën, pasi lëshoj në tavolinë celularin e tij.

Për më shumë mund të lexoni, si dhe të ndiqni edhe videon e dhunimit në linkun e mëposhtëm…
/web/VIDEO_Shefi_i_policise_Sarande_filmohet_duke_dhunuar_nje_qytetar_ne_Tepelene_1842_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY