Kumanovë, policë dhe civilë të plagosur, helikopterë të policisë mbi qytet

Kumanovë, policë dhe civilë të plagosur, helikopterë të policisë mbi qytet

46
0
Shares

Kumanova është zgjuar nga krismat. Forcat policore kanë rrethuar disa rrugë dhe në disa shtëpi po shfaqet tymi dhe zjarri. Raportohet për dëme të mëdha edhe në shtëpi tjera, informon INA.

Policia nëpër këtë lagje të njohur si Lagja e Trimave përmes megafonit po bën thirrje që qytetarët të mos dalin rrugëve. Nga rrjetet sociale informohet për të dhëna të ndryshme që nuk janë zyrtare. Nuk po lejohen ekipet e gazetarëve të hyjnë në këtë zonë.

Burime të policisë kanë konfirmuar zyrtarisht përleshjen e armatosur midis policisë dhe një grupi të armatosur. “Aksioni policor ka filluar herët në mëngjes, pas informacioneve për lëvizje të një grupi të armatosur në atë pjesë të Kumanovës”, theksoi policia.

Deri tani raportohet për disa të plagosur nga forcat e policisë. Nuk ka të dhëna lidhur me banorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY