Rama sulmon senatorin italian te cadrës: “Vodhi 450 mijë euro”. Më pas...

Rama sulmon senatorin italian te cadrës: “Vodhi 450 mijë euro”. Më pas senator

58
0
Shares

Kryeministri Rama sulmoi sot përmes faqes së tiju në rrjetet sociale senatorin italian Di Biaggio që foli në cadrën e opozitës duke perifrazuar një shkrim të Haffington Post. Sipas tij gazeta e ka akuzuar Di Biaggio se është hetuar për shpërdorim detyre dhe vjedhjen e 450 mijë eurove

Di Biaggio, në atë kohë, shefi i Zyrës së Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Itali, kishte krijuar një skemë mashtruese, ku përfitonte pensionet e personave italianë që jetonin jashte vendit, shkruante gazeta sipas Ramës.

Por u zbulua se këta persona kishin ndërruar jetë me kohë. Kjo bëri që Prokuroria italiane të nisë dyshimet për ngritjen e skemës mashtruese

Hetimet zbuluan se në llogarinë bankare të senatorit italian kishin kaluar mbi 450 mijë dollarë, ndërsa u dyshua në atë kohë se skandali shkonte në miliona euro, të cilat ndaheshin në shumë persona përgjegjës, mes të cilëve edhe senatori Di Biagio.

Konretisht, sipas asaj që raporton “Huffington Post”, është zbuluar se përmes kësaj skeme mashtruese, Di Biaggio dhe bashkëpunëtorët e tij ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro.

Është interesant se pas këtij fakti cituar nga Rama si e marrë nga Haffington Post, ai është zgjedhur senator.

Po sot paradite media afër Ramës publikuan akuza të rënda për dy persona që dëshmuan torturat e Fatmir Xhafës ndaj tyre kur ai punonte si hetues i diktaturës në Krujë. Artikujt përmbanin të dhëna të pacituara dhe njëri nga personat e akuzuar deklaroi sot nga Gjermani ase ka hapur cështje gjyqësore për gazetën duke i konsideruar të dhënat si gënjeshtra.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY