Vlonjatët çmendin Edi Ramën

Vlonjatët çmendin Edi Ramën

40
0
Shares

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet e by-pass-it të Vlorë.
Me këtë rast ai ka zbuluar një shqetësim të banorëve të Vlorës, për cilësinë e rërës që po përdoret për këtë projekt, duke u shprehur edhe se vlonjatet po e çmendnin.
“Për pak ditë lidhet edhe kontrata me Komisionin Europian për financimin e pjesës tjetër. I gjithë kantieri plotësohet sepse kemi pasur tre pjesë të ndryshme. Njëra pjesë është kjo që ka filluar me rërën, për të cilat janë bërë dhe analizat në Itali sepse vlonjatët kishin shqetësim në se do të ishte rëra e duhur. Rëra ka dalë më një cilësi optimale. Është pritur gjithë cikli i këtij shtresëzimi natyral, ndërtuesit nuk donin gurët për këtë sipërfaqe”, shpjegoi Rama.
Duke theksuar se ky është volumi më i madh i investimeve për këtë qytet, Rama tha se përmes tyre do të krijohet një konfiguracion i ri turistik dhe ekonomik.
Gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, Rama u ndal edhe në aktivitetin Albania Open 2015.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY