Kumanovë, raportohet për civil dhe policë të vdekur, fillojnë arrestimet

Kumanovë, raportohet për civil dhe policë të vdekur, fillojnë arrestimet

46
0
Shares

Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë, raporton gazeta “Zhurnal”.Siç mësohet jozyrtarisht një familje tre anëtarëshe, ka mbetur e vrarë si pasojë e përleshjeve, ndërsa në një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i saj. Mësohet se banorët e vrarë janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë

Nga banorë të Lagjes së Trimave në Kumanovë, mësohet  se ka edhe viktima që kanë humbur jetën në përleshjet e sotme.
Gjatë konfliktit të armatosur që ka ndodhur sot në Kumanovë janë vrarë 5 civilë shqiptarë, raporton gazeta “Zhurnal”.
Siç mësohet jozyrtarisht një familje tre anëtarëshe, ka mbetur e vrarë si pasojë e përleshjeve, ndërsa në një rast tjetër një vajzë tetë vjeçare dhe prindi i saj. Mësohet se banorët e vrarë janë shqiptarë, pasi aksioni ka ndodhur në vendbanim të banuar tërësisht me shqiptarë.
Nga ana tjetër, raportohet për të vdekur edhe në radhët e policisë. Sipas portalit maqedonas “Plusinfo” bëhet e ditur për policë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.
Ndërsa deri tani mësohet për 15 të plagosur që janë dërguar në Klinikën e Shkupit dhe se një pjesë e tyre thuhet se janë civilë dhe policë.
Por këto lajme nuk janë konfirmuar ende në mënyrë zyrtare. Ndërkohë sërish janë dëgjuar të shtëna armësh në zonën ku janë të stacionuara policia.
Mësohet se policia maqedonase, ka filluar arrestimet në Kumanovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY