Pandeli Majko ironizon sërish: Unë kapiten për fushata, jo në pushtet

Pandeli Majko ironizon sërish: Unë kapiten për fushata, jo në pushtet

92
0
Shares

Pandeli Majko, i cili është parë në krah të Erion Veliajt në këto ditë të para zgjedhjeve vendore, ka thumbuar sërish sot. Këtë herë, thumbimi ironik i tij ka ardhur nga Pallati i Kongreseve, në aktivitetin e prezantimit të 61 kandidatëve për këshillin bashkiak të Tiranës, të organizuar nga dega e kësaj partie, për kryeqytetin.
“Unë them se kapiteni i skuadrës nuk ishte Saimir Tahiri, por në kohë fushatë kapiten jam unë, pastaj vijmë në pushtet dhe ndërrojnë gjojnat, këta socialistët e mi të vjetër më kuptojnë shumë mirë për cfarë e kam fjalën, por dua të them një gjë”, ishte batuta e radhës e Pandeli Majkos.
Batuta e sotme pason, disa të tilla të adresuara në ditët e mëparshme, prej Pandeli Majkos.
Në fjalën e tij, ai ka krahasuar dyshen Tahiri – Veliaj, me dyshen e disa viteve më parë, Majko – Meta.
“Erioni dhe Saimiri janë një dyshe e padiskutueshme, më kujtojnë veten dhe Ilir Metën”, u shpreh Majko sërish jo pa rioni.

Për më shumë mund të lexoni edhe…
/web/Majko_kendon_ne_fushate_te_Njesia_5_Kam_fiq_te_shtepia_dua_te_behem_si_Erion_Veliaj_1701_1.php

Si edhe…
/web/Pandeli_Majko_Edi_Rama_e_trajton_Erion_Veliajn_si_ndertim_pa_leje_1769_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY