Tension mes Tiranës dhe Athinës zyrtare për naftën në Jon

Tension mes Tiranës dhe Athinës zyrtare për naftën në Jon

397
0
Shares

Mediat greke kanë njoftuar për një incident diplomatik shkaktuar nga ministria e Jashtme greke të premten duke anuluar një takim të ambasadorit shqiptar në Athinë me Ministrin e Jashtëm grek, vetëm fare pak minuta para takimit. Kjo është një sjellje jashtë protokollit diplomatik.

Arsyeja lidhet me faktin se Ministria e Jashtme shqiptare i ka dërguar notë verbale ambasadorit grek, Leonidas Rokanas, lidhur me planin grek për të kërkuar naftë në detin Jon.

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se në notën verbale shpjegohet se zona që mbulohet nga kërkimet përfshin dhe pjesë të shelfit kontinental të vendit fqinj. Por Athina e ka mohuar këtë çështje.

Për këtë veprim të Tiranës, shkruan “Kathimerini”, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka anuluar takimin e planifikuar me ambasadorin shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi.

“Veprimi diplomatik i së premtes është i fundit në vazhdën e mosmarrëveshjeve mes Athinës dhe Tiranës në lidhje me të drejtën e eksplorimit”, shkruan gazeta greke. Të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje në vitin 2009, duke krijuar një zonë ekskluzive ekonomike, por pa zgjidhur ende vendosjen e kufijve dhe përcaktimin e shelfit kontinental. Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë anuloi marrëveshjen pas një kërkese të bërë nga opozita e atëhershme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY