Sali Berisha: Të ndalet dhuna dhe terrori shtetëror në Kumanovë!

Sali Berisha: Të ndalet dhuna dhe terrori shtetëror në Kumanovë!

198
0
Shares

Për ngjarjet e sotme në Kumanovë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në një postim në “Facebook”, ai apelon për ndaljen e ndalet dhunës dhe terrori shtetëror në Kumanovë!

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”

“Te dashur miq, ne oret e para te mengjesit, njesi te blinduara te policise se Maqedonise kane vene papritmas ne shtetrrethim dhe sulmuar me arme automatike, mitroloza, granatahedhse nje lagje te Kumanoves qe banohet krejtesisht nga shqiptaret. Nderkohe qe autoritetet maqedonase nuk japin te dhena, mediat e ndryshme dhe deshmitar nga vendngjarja informojne per vrasje te disa civilve te pafajshem, femije 8 vjeç, gra, te moshuar dhe shume te tjere te plagosur, çka deshmon per krime te shemtuara shteterore ndaj popullesise civile shqiptare ne kete qytet.
Shkaqet e ketij sulmi policor te njesive te blinduara te policise se Maqedonise jane ende te paqarta. Natyrisht element delinkuent mund te kete dhe ne lagjen e sulmuar por asgje nuk perligj dhe nuk justifikon kurre terrorin vrasjet e njerezve te pafajshem.
Duke shprehur ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave, denoj me ashpersine me te madhe kete terror shteteror te eger te autoriteteve maqedonase dhe kerkoj nderprerjen e menjehershme te dhunes dhe terrorit ne Kumanove si dhe vendosjen para ligjit te gjithe autoret, organizatoret e krimeve te shemtuara ndaj popullates shqiptare civile te Kumanoves. Ju bej thirrje qytetareve te Kumanoves te ruajne gjakftohtesine, te shmangin cdo provokim, akt tjeter destabilizues per qytetin e tyre!”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY