Gazsjellësi rus në Greqi alarmon SHBA dhe Evropën

Gazsjellësi rus në Greqi alarmon SHBA dhe Evropën

56
0
Shares

Ndërtimi i gazsjellësit rus “Turkish Stream” deri në Greqi ka alarmuar SHBA dhe Evropën për forcimin influencës ruse në Greqi dhe më pas edhe në rajon si dhe rrezikun për anashkalimin e TAP që ul varësinë energjetike të Europës nga Rusia.
“Në tryezë sot është vetëm gazsjellësi Transadriatik, që do të sjellë gazin azer. Ky është projekti që ka Greqia sot”, deklaroi Hokstein, një zyrtar i lartë amerikan për cështjet energjitike pasi takoi ministrin grek të Energjitikës në Athinë.
“Turkish Stream” do të transportojë gazin rus në Turqi, përmes Detit të Zi dhe më pas do të shtrihet deri në Greqi. Putin ka premtuar financimin e plotë të projektit nga Rusia, duke shtuar se ky gazsjellës e bën Greqinë një nga qendrat më të fuqishme të shpërndarjes energjetike në Europë e duke i sjellë asaj qindra milionë euro të ardhura në vit vetëm nga kalimi i gazit.
E uritur për para qeveria greke është hapur menjehërë ndaj projektit. Ministri grek i Energjisë, Panagiotis Lafazanis deklaroi se Athina do ta mbështesë variantin rus, sepse beson që ky projekt është i dobishëm për Greqinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY