Futboll, Skënderbeu një dorë te titulli, Durrësi në zonën e rrezikut

Futboll, Skënderbeu një dorë te titulli, Durrësi në zonën e rrezikut

73
0
Shares

Skënderbeu merr një barazim pa gola sot me Tiranën në “Qemal Stafa” dhe vendos njërën dorë te trofeu i titullit kampion.
Ndeshja e sotme ishte mundësia e fundit e Tiranës në luftën për titull për këtë sezon, por pavarësisht përpjekjeve të bardhebluve për të dalë me 3 pikët nga fusha e lojës, rezultati nuk ka ndryshuar.
Pas këtij barazimi, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 73 pikëve, ndërkohë që bardheblutë humbin edhe vendin e dytë, ku tashmë radhitet skuadra e Kukësit që fitoi më herët 2-3 në Durrës përballë Teutës.
Durrsakët e shohin veten në zonën e rrezikut, pas fitores 4-1 të Apolonisë së Fierit ndaj Elbasanit të vendit të fundit. Pas këtij rezultati, fierakët ngjiten në kuotën e 25 pikëve, një më pak se Teuta.
Ndërkohë, në Vlorë Partizani mori një fitore minimale përballë Flamurtarit vendas dhe mban ende në gjallë shpresat për pjesëmarrje në kupat e Europës.
Ndeshja me më pak interesa sa i përket pozicionimit në tabelë, ajo mes Vllaznisë dhe Laçit në Shkodër u mbyll me fitoren 1-0 të kurbinasve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY