Kurbin, tërheqja e Altin Bibës, për shkaqe personale apo nga presioni!

Kurbin, tërheqja e Altin Bibës, për shkaqe personale apo nga presioni!

58
0
Shares

Tërheqja e Altin Bibës nga gara ka krijuar edhe një ngërç insitucional. KZAZ-ja e Kurbinit nuk ka pranuar çregjistrimin e tij, për shkak se Kodi Zgjedhor nuk parashikon diçka të tillë, pas regjistrimit të kandidatit nga KQZ. I mbetet KQZ-së të diskutojë brenda hapësirave ligjore dhe të vendosë për këtë tërheqje, në këtë fazë të procesit parazgjedhor

Tërheqja nga gara e Altin Bibës, kandidatit të PD-së për bashkinë e Kurbinit, disa orë pas publikimit të saj ka dy “motive” të kundërta me njëra-tjetrën.
Zyrtarisht, sikurse vetë kandidati ka pohuar sot, mësohet se tërheqja e tij është për shkaqe personale, konkretisht për probleme shëndetësore.
Jo zyrtarisht, mësohet se Biba është tërhequr pas presioneve, kryesisht nga radhët e forcës politike që ai përfaqëson, por pa u mësuar konkretisht për natyrën e këtyre presioneve. Pritet që PD, nesër të dalë zyrtarisht me një qëndrim për këtë tërheqje.
Tërheqja e Altin Bibës nga gara ka krijuar edhe një ngërç insitucional. KZAZ-ja e Kurbinit nuk ka pranuar çregjistrimin e tij, për shkak se Kodi Zgjedhor nuk parashikon diçka të tillë, pas regjistrimit të kandidatit nga KQZ. I mbetet KQZ-së të diskutojë brenda hapësirave ligjore dhe të vendosë për këtë tërheqje, në këtë fazë të procesit parazgjedhor.

Për më shumë mund të lexoni edhe..
/web/Terhiqet_nga_gara_kandidati_i_PD_se_ne_Kurbin_enigme_shkaqet_1862_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY