“Kërcënohet me jetë Xhavit Koni, njeriu që denoncoi publikisht torturat çnjerëzore ndaj tije të xhelatit të diktaturës Fatmir Xhafa!”.
Denoncimi i bërë nga vetë Xhavit Koni, bëhet i ditur nëpërmjet ish-kryeministrit Sali Berisha
“Po erdhe në Shqipëri do ta nxjerrim shpalljen në shtyllë për 24 orë”, denoncon të jetë kërcënuar nëpërmjet telefonit Xhavit Koni, i cili shprehet i vendosur të përballet me Fatmir Xhafajt për torturat ndaj tij në vitin 1986.
Postimi i potë i Sali Berishës në “Facebook”
Kërcënohet me jetë Xhavit Koni, njeriu që denoncoi publikisht torturat çnjerëzore ndaj tije të xhelatit të diktaturës Fatmir Xhafa!
Por ai do vije në Shqipëri të përballet me xhelatin e tij Xhafa! Lexoni mesazhin e tij. sb
“Mirmbrema Doktor Berisha te uroj shendet e jete te gjate me fal qe Po te shqetesoj por dua te bej me dijeni ty dhe shume te tjere qe une kam tre dit qe marr kercenime nepermjet telefonit pa numer nga persona qe une nuk i njoh dhe me thone qe Po erdhe ne Shqiperi do ta nxjerrim shpalljen ne shtylle per 24 ore dhe ofendime nga me te ndyrat une do te vij ne Shqiperi dhe do te perballem me xhelatin Fatmir Xhafa ball per balle se torturat cnjerzore qe ka perdorur ndaj meje ne 86 ka ardhur koha me ja treguar gjith Shqiptareve me respekt nga Suedia Xhavit Koni”,
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/