Nisin luftimet në Kumanovë. Maqedonia, 2 ditë zi kombëtare

Nisin luftimet në Kumanovë. Maqedonia, 2 ditë zi kombëtare

44
0
Shares

Kanë filluar sërish luftimet në qytetin e Kumanovës që në orët epaqë në orët e para të mëngjesit. Dëgjohen të shtëna të fuqishme me armë të kalibrit të rëndë dhe vazhdon prania e shtuar policore kryesisht e përbërë nga njësitet speciale, thotë INA .

Ndërkohë qeveria e Republikës së Maqedonisë në një seancë të jashtëzakonshme ka shpallur 10 majin e diel, dhe 11 majin, e hënë, ditë zie për shkak të humbjes së jetës të 5 pjesëtarëve të forcave të sigurisë, gjatë përleshjeve të djeshme në Kumanovë. Gjatë këtyre dy ditëve flamujt do të jenë në gjysmështizë.

Lidhur me këtë ngjarje dhe konflikt të armatosur ka të dhëna kontradiktore. Përderisa ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska mbrëmë në një konferencë të jashtëzakonshme deklaroi se grupi i armatosur i është dorëzuar policisë, të dhënat në terren konfirmojnë të kundërtën.

Pjesëtarë të këtij grupi gjithashtu kanë deklaruar për mediat se Qeveria e Maqedonisë ka përhapur dezinformata se janë arrestuar pjesëtarë të UÇK-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY