Arkeologu francez: Ndërtimet, dëme të pariparueshme në Durrës

Arkeologu francez: Ndërtimet, dëme të pariparueshme në Durrës

55
0
Shares

Profesori francez Pierres Cabanes është i magjepsur me arkeologjinë shqiptare dhe në veçanti me Apoloninë. Arkeologu 85-vjeçar ka shkelur për herë të parë në Apoloni në vitin 1971 dhe që nga ajo kohë vjen çdo vit në Shqipëri. Misioni i tij gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë vazhdimi i traditës franceze në zbulimet arkeologjike të Apolonisë që nga viti 1924, koha e arkeologut francez, Leon Rei.
Arkeologu francez thotë se Shqipëria ka një potencial të padiskutueshëm turistik, por ai do të jetë i vlefshëm vetëm nëse do të ruhet trashëgimia dhe do t’u vihet fre ndërtimeve.
Sipas Pierres Cabanes, ndërtimet pa kriter kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në Durrës, Sarandë dhe Butrint. Ndërsa, ka frikë se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në zonën nga Vlora në Sarandë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY