DETAJE/ Devoll, ja pse u sulmuan emigrantët dhe pse u vra 44-vjeçari

DETAJE/ Devoll, ja pse u sulmuan emigrantët dhe pse u vra 44-vjeçari

53
0
Shares

Policia e Korçës zbulon të tjera detaje nga vdekja e Zarif Allihut në Devoll dhe zbardh të gjithë skemën e vrasjes së tij.
Policia konfirmon se gjithçka ka ndodhur me qëllim për ta grabitur.
Viktima, Zarif Allihu nga fshati Verdovë i Pogradecit së bashku me dy shokët e tij kanë qenë duke ikur për në Greqi, kur janë sulmuar dhe grabitur. Nga plagët e marra, 44-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia thotë se bashkë me 44-vjeçarin u sulmuan edhe dy shokët e tij, njëri prej të cilëve ndodhet në spital dhe tjetri, me plagë pak më të lehta është duke dëshmuar në komisariatin e Devollit për ngjarjen.

Deklarata e plotë e Policisë

Më datë 18. 03. 2017 jemi njoftuar se në fshatin Braçanj tre shtetas të cilët do iknin për në Greqi janë sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga disa persona, ku iu janë marrë edhe sendet personale.
Konkretisht shtetasit M. V., rreth 40 vjeç nga fshati Nizhdavec-Maliq dhe shtetasi Z. A., rreth 44 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë mjekim ku si pasojë e plagëve të marra ky i fundit (Z. A.,) ka ndërruar jetë.
Në Komisariatin e Policisë Devoll, ndodhet shtetasi tjetër D. Sh., rreth 40 vjeç, të cilit po i merren deklaratat përkatëse në lidhje me këtë ngjarje.
Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY