Arrestimi i Florenc Hoxhës, policia fshehu ngjarjen. Kolegu i Hoxhës, rëndë në...

Arrestimi i Florenc Hoxhës, policia fshehu ngjarjen. Kolegu i Hoxhës, rëndë në spital

54
0
Shares

Florenc Hoxha dhe Fation Dani janë goditur rëndë nga dy persona të tjerë, ndërkohë që policia nuk ka regjistruar ngjarjen ashtu edhe denoncimine Hoxhës. Një nga zyrtarët e PD, Ivi Kaso tha se policia ndoqi viktimat ndërsa autorët e ngajrjes i la të lirë. Ai denoncoi arrestimin e drejtorit të policisë bashkiake Florenc Hoxha dhe kërkoi që prokuria të zbardhë ngjarjen.
Po ashtu, të afërmit e truprojës së Florenc Hoxhës kanë deklaruar se në incidentin ku u përfshi kreu i INUV, ishte dhe Fation Dani, i cili mbeti i plagosur rëndë.
Familjarët e Danit kanë treguar se gjatë sherrit, ai u godit me lëvë në kokë, ndërsa tashmë ndodhet në reaminacionin e Spitalit të Traumës, në gjendje kritike për jetën. Sipas tyre, ai duhet të nënshtrohet një operacioni kirurgjikal, pasi ka marrë dëmtime në kafkë. Nga ana tjetër, ata theksuan se emri i Fation Danit nuk u përfshi në komunikatën e policisë.
“Fationi ndërhyri të shmangë grindjen, u godit me levë dhe është rëndë. Ishte me Florenc Hoxhën, kur u konfliktua. Sherri nisi me Hoxhën.”, thanë të afërmit e Danit. Gjendja kritike e Fation Danit është konfirmuar dhe nga vetë bluzat e bardha pranë Spitalit të Traumës. Sipas tyre, Dani ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa ka dëmtime në kafkë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY