Qeveria i nis hetimet për Dritan Priftin pas aktivizimit politik

Qeveria i nis hetimet për Dritan Priftin pas aktivizimit politik

48
0
Shares

Dritan Prifti ka qëndruar shumë kohë jashtë vëmëndjes së politikës dhe publikut që prej publikimit të videos së Ilir Metës në 2011, por kohët e fundit ishet aktiv në cështjen e vrasjes së deputetit Tom Doshi.
Po ashtu ai është sponsorizuesi kryesor i kandidatit të PSD për kryetar bashkie në Fier dhe ka deklaruar se do të rikthehet në politikë së shpejti. Kanë mjaftuar këto lëvizje të tij që policia shqiptare ta ketë në vëmëndje Dritan Priftin.
Ai sëbashku me ish deputetine PS-së, që jeton tashmë në SHBA, Andis Harasani janë kallëzuar penalisht në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “pastrimit të parave”, sipas Shqiptarja.com.
Akuza është përgaditur nga qeveria, Drejtoria e Pastrimit të Parave, dhe sikurse shkurhet në shtypine sotëm, në fokus janë transaksionet bankare të shtetasit gjeorgjiano-izraelite Amiran Dzanashvili. Sipas policisë është zbuluar se ky i fundit kishte kryer shumë veprime të dyshimta bankare, për sa i përket shitjes, blerjes dhe dhurimit të aksioneve në kompaninë “Tea Oil Italia” dhe “Xhoi-Lloto”. Prania gjerogjiane në Shqipëri është shumë e rrallë. Bile për herë të parë gjeorgjianët e u shfaqën nëpërmjet ish Presidentit të tyre, Sakashvili, i cili ishte edhe këshilltar i Kryeministrit Rama. Daljet e tij janë të rralla dhe lëvizjet gjithnjë jopublike për shkak se Sakashvili është në ndjekje penale në vendin e tij për akuzën e korrupsionit.
Zyrtarë të policisë dhe ndonjë institucioni të pavarur kanë hapur cështje penale për disa zyrtarë me të cilët qeveria ka qënë në konflikt, ose PS ka dashur të pastrojë fushën elektorale për zgjedhjet lokale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY