Gruevski në konferencë për shtyp në 15.30. Konferencë edhe MPB

Gruevski në konferencë për shtyp në 15.30. Konferencë edhe MPB

48
0
Shares

Kryeministri Gruevski ka njoftar për konferencë shtypi në orën 15.30. Kjo është dalja e tij e dytë që dje në mëngjes kur nisën luftimet në Kumanovë. Disa ekspertë të politikës në Maqedoni e kanë akuzuar Gruevskin se ka inkurajuar vetë përplasjet me policinë për të larguar vëmëndjen nga protestat e opozitës.
Pas aksionit të mbrëmshëm në Kumanovë, Prokuroria Publike ka dërguar njoftim në të cilën thuhet se Ministria e Brendshme ka ngritur padi penale për një numër të caktuara personash në prokurorin publike për veprën penale ‘cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurinë në bazë të nenit 313 të kodit penal’. Besohte se bëhte fjalë për të paktën 20 persona që në një mënyrë ose tjetër supozohet të jenë përfshirë në luftimet e Kumanovës.
Nga prokuroria publike informojnë se janë ndërmarr të gjitha masat e nevojshme hetimore por nuk japin detaje rreth ngjarjes për shkak të hetimit. Prokuroria do të njoftoj plotësisht për veprimet e ndërmarra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY