“Qeveria fshehu arrestimin në Itali për kokainë, të drejtorit të antikontrabandës”

“Qeveria fshehu arrestimin në Itali për kokainë, të drejtorit të antikontrabandës”

98
0
Shares

Sali Berisha ka reaguar në “Facebook”, për një lajm që sipas tij fshihet, për arrestimin e ish-drejtorit shqiptar të antikontranabdës për trafik droge në Itali.
“Arrestohet per trafik kokaine ne Itali, Ervin Kaja, drejtori i antikontrabandes toksore. Por arrestimi i tij fshihet”, shkruan Berisha, midis të tjerave.

Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Arrestohet per trafik kokaine ne Itali, Ervin Kaja, drejtori i antikontrabandes toksore. Por arrestimi i tij fshihet!
Te dashur miq, nje lajm tjeter vjen nga Italia per “aleancen e qelbesirave”.
Ervin Kaja, deri tre jave me pare drejtues i Antikontrabandes Tokesore te vendit, eshte kapur ne nje operacion antidroge te organizuar nga Drejtoria e Policise e Udines ne Itali.
Ai ishte anetar i nje rrjeti te strukturuar kriminal, i cili po hetohej nga policia italiane qe nga viti 2011 per trafikin e kokaines dhe nga Franca. Ai ka perdorur pozicionin e tij si drejtuesi i Antikontrabandes per trafikun e kokaines nga Italia ne Shqiperi. Ky person ishte emeruar si drejtues i antikontrabandes nderkohe qe kishte precedente penale. Ne vitin 2012 eshte kapur ne zonen e bllokut per armembajtje pa leje.
Ervin Kaja kishte lidhje shume te forta ne qeveri ndaj dhe arrestimi i tij ditet e para te prillit qe kaloi, eshte mbajtur i fshehte nga qeveria dhe administrata doganore. Pas drejtoreve te drejtorise operacionale te Policise se Shtetit qe u larguan si trafikante droge, Pata dhe Ahmeti, arrestimi i Kajes deshmon se ne te gjitha kanalet shteterore te kontrollit te trafikut te droges mazhoranca e qelbesirave kishte emeruar trafikant droge.
Largimi i Ervin Kajes nga puna eshte bere fiktivisht nepermjet komisionit disiplinor ne mungese te tij (jo per trafik droge por per mosparaqitje ne pune)”.

Arrestimi i Ervin Kajës
Më se një muaj më parë, në 4 prill 2015, Karabinieria e Udines arrestoi pesë. Të arrestuarit kishin ngritur një organizatë për shpërndarjen e kokainës dhe marijuanës nga Udine e Breshia në veri të Italisë deri në Kozenca në jug.
Ky grupim kriminal ishte goditur disa herë duke i kapur korrierë të ndryshëm me kokainë, por mës e një muaj më parë, mori goditjen përfundimtare. Bashkë me pesë arrestimet e fundit numri total i të arrestuarve arriti në 26 persona, që të gjithë shqiptarë.
Gjatë operacionit u kapën 11 kg kokainë dhe 46 500 euro kesh.


Pesë të arrestuarit e fundit ishin
Bashkim Popa,
38 vjeç, i cili kishte një aktivitet të vogël ndërtiminë qytezën e Villa Franka Padova-s. 38 vjeçari në momentin e arrestimit ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie.
Ermal Shaba, 26 vjeç, në momentin e arrestimit ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie
Arian Sakurti, 36 vjeç,
Selami Kuqi, 46 vjeç,
Ervin Kaja, 31 vjeç u arrestua, sepse mbi të rëndonte edhe një urdhër arresti i vitit 2011 i lëshuar nga Gjykata e Veronës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY