VIDEO/ Sërish tifozët serbë: Vritini, vritini shqiptarët!

VIDEO/ Sërish tifozët serbë: Vritini, vritini shqiptarët!

67
0
Shares

Ngjarjet e fundit të Maqedonisë, ku po terrorizohet popullata shqiptare në Kumanovë, nga forcat policore maqedonase, ka marr përkrahjen e serbëve.
Gjatë njëzet minutave të para të ndeshjes Cukaricki-Crvena Zvezda, tifozë e këtyre të fundit, Delije, kanë kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve.
“Therni, therni, shqiptarët, vritni, vritni, shqiptarët”, u dëgjuan thirrjet e grupit famëkeq serb të tifozëve Delije, transmeton “Telegrafi”.
Gjyqtari i ndeshjes Dejan Filipoviq ka ndalur shkurtimisht ndeshjen për dhjetë minuta, ku u kërkuar nga tifozët që t’i ndalin korret raciste kundër shqiptarëve.
Megjithatë, Delije nuk u ndalën dhe vazhduan të këndojnë, ndërsa gjyqtari miratoi këto thirrje fyese dhe nënçmuese kundër shqiptarëve, duke mos ndalur më ndeshjen, të cilën e fitoi Cukaricki me rezultat prej 2 – 0.
Për aq kohë sa Federata Ndërkombëtare e Futbollit do t’i ledhatoj dhe nuk do ta ndëshkoj rëndë futbollin serb, ata do të vazhdojnë të bëjnë thirrje raciste kundër shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY