Tensione në Tetovë, banorët frikë se përsëritet Kumanova

Tensione në Tetovë, banorët frikë se përsëritet Kumanova

49
0
Shares

Banorë të fshatrave të malësisë së Tetovës kanë shprehur frikë se në këtë pjesë mund të përsëritet Kumanova.
Ata thonë se në fshatrat e tyre po mbretëron situatë e tensionuar, për shkak se janë stacionuar forca të mëdha policore, si dhe gjatë tërë kohës po fluturojnë helikopterë. Policia ende nuk është prononcuar lidhur me këto informacione.
Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski, nuk konfirmon e as nuk mohon se ka prezencë të shtuar policore në këto fshatra, por apelon te banorët se nuk ka nevojë për panik.
“Edhe po të kishte ndonjë aksion, sigurisht se nuk mund të themi asgjë pa përfundimin e tij. Mirëpo banorët nuk duhet të frikohen nga prezenca e policisë, sepse policia është atje që t’i mbrojë. Ata janë shtetas të Maqedonisë dhe policia do jetë pranë tyre”, tha Kotevski për “Lajm”.
Ai shtoi se tani për tani nuk posedon informacione nëse në këtë rajon është vërejtur prezencë e ndonjë grupit të armatosur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY