Abuzoi seksualisht me vajzën kur ishte 12 vjeçe, arrestohet pas 6 vjetësh...

Abuzoi seksualisht me vajzën kur ishte 12 vjeçe, arrestohet pas 6 vjetësh 41 vjeçari

52
0
Shares

Arrestohet 41­-vjeçari, pas denoncimit se ka abuzuar seksualisht me vajzën, ndërkohë që ajo ka qenë vetëm 12 vjeçe. Sipas njoftimeve paraprake, mësohet se kjo ngjarje ka ndodhur në vitin 2009 dhe vetëm tani është bërë e njohur për organet e policisë.
Mësohet se 18-vjeçarja me inicialet K. Lezo, është paraqitur bashkë me nënë dhe të fejuarën në komisariatin nr. 5 në Kamëz ku ka dëshmuar historinë e saj tronditëse.
Përpara oficerit të policisë gjyqësore adoleshentja ka treguar se në moshën 12 vjeçare është dhunuar seksualisht në mënyrë të përsëritur nga babai shtetasi Artur  Lezo, 41 vjeç.
E tronditur për ngjarjen nëna e vajzës shtetasja V. Lezo, është bërë pjesë e kallëzimit duke kërkuar që bashkëshorti i saj të marr ndëshkimin e merituar për këtë veprim çnjerëzor që ka bërë ndaj të bijës.
E bija ka deklaruar në polici se ka heshtur dhe nuk ka treguar pasi ka qenë e frikësuar dhe kishte turp.
Në dëshminë e saj vajza është shprehur se pas fejesës së para pak muajve është detyruar që të tregoj të vërtetën të cilën fillimisht ia ka thënë të fejuarit, që e ka mbështetur dhe inkurajuar për të bërë denoncimin në polici.
Pas marrjes së kallëzimit strukturat e policisë kanë arrestuar në banesë 41-vjeçarin .
Ndalimi i shtetasit Artur Lezo, është bërë nga policia e Tiranës, ndërkohë që vepra për të cilën akuzohet duket se ka ndodhur vite më parë, pasi aktualisht vajza është 18 vjeç.
Familja nga Kuçova jeton prej disa vitesh në zonën e Kamzës. Aktualisht 18-vjeçarja si pasojë e tronditjes psikologjike po trajtohet me psikolog.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY