Tirana, shërbimin taksi 3 – 5 fish më të shtrenjtë se rajoni

Tirana, shërbimin taksi 3 – 5 fish më të shtrenjtë se rajoni

83
0
Shares

Tirana qëndron në krye të listës së rajonit, për çmimin më të lartë të shërbimit të taksisë.
Referuar të dhënave të Agjencisë “Numbeo” për muajin prill, çmimi mesatar i shërbimit taksi për 1 km në kryeqytetin tonë kushton 2 euro.
E krahasuar me rajonin, pas Tiranës, vjen Prishtina me çmimin mesatar për 1 km 0.65 euro, ndjekur nga Beogradi me 0.58 euro, Sarajeva 0.51 euro, Shkupi 0.41 euro dhe i fundit në listë, me çmimin më të lirë Podgorica me 0.40 euro, çmim ky 80 për qind më i lirë se në vendin tonë.
Shërbimi taksi në vendin tonë ka filluar të ketë më tepër aktivitet, krahasuar me vite më parë, e këtë e dëshmon edhe hapja e disa kompanive private të të ushtruarit të këtij shërbimi.
Kërkesat për taksi nga banorët e qytetit të Tiranës, referuar përdorimit të tyre sipas kompanive të mëdha kanë qenë të konsiderueshme, sidomos për lëvizje të shpejta të ndikuara nga një aktivitet i ditës, duke pasur parasysh edhe vështirësinë e parkimit në kryeqytet.
Ndërsa, po t’i referohemi taksistëve privatë, ata pohojnë se puna gjatë 2015 ka pasur rënie të ndjeshme.

 

Çmimet e shërbimit taksi në rajon
Tirana
– 2 euro/km
Prishtina – 0.65 euro/km
Beogradi – 0.58 euro/km
Sarajeva – 0.51 euro/km
Shkupi – 0.41 euro/km
Podgorica – 0.40 euro/km

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY