Në Prishtinë mëson nga interneti për shtëpinë e shkatërruar në Kumanovë

Në Prishtinë mëson nga interneti për shtëpinë e shkatërruar në Kumanovë

70
0
Shares

Shkoi nga Kumanova për të marrë pjesë në kongresin e 5-të Ndërkombëtar për Shkenca Mjekësore “KISMOS 5 ”, në Kosovë. Por qëndrimi atje, asaj ia ndryshoi jetën. Shtëpia që kishte në Kumanovë iu shkatërrua tërësisht.
F. Sh., studente e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës e pa nëpërmjet televizorit gjendjen e  krijuar në Kumanovë dhe shtëpinë e saj të shkatërruar tërësisht.
Ndonëse ky kongres ka mbaruar punimet para dy ditëve, kjo studente nuk ka mundur të kthehet në vendlindjen e saj, pasi aty shpërthyen luftime të ashpra.
Edhe pse kishte biseduar me familjarët, ata e ajo nuk kishin asnjë informatë se çfarë saktë ka ndodhur në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.
Shumica nga grupi i studentëve nga Kumanova – siç njofton drejtori i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi (KISCOMS), Xheladin Ujkani, që u ka qëndruar pranë në këto momente të vështira – kanë udhëtuar sot në Maqedoni.  F. Sh,. ndodhet ende tek afërmit në Ferizaj, nga ku ka pranuar lajmin për realitetin e hidhur në lagjen në Kumanovë ku ajo me familje jeton.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY