Zbardhen emrat e të arrestuarve në Kumanovë

Zbardhen emrat e të arrestuarve në Kumanovë

56
0
Shares

Mediat shqiptare në Maqedoni kanë arritur të sigurojnë disa nga emrat e të arrestuarve gjatë aksionit të policisë maqedonase kundër grupit të armatosur shqiptarë në Kumanovë.
Nga emrat e siguruar nga gazeta Koha në Maqedoni, shihet se një pjesë e tyre janë nga Kosova.


Të arrestuarit
Sami Ukshini – Sokoli
, i lindur në Gjakovë (1967), i arrestuari i parë të shtunën në mbrëmje, në ora 22:30 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Nexhmedin Lika, nga Tetova
Bajram Elshani, nga Suhareka
Alit Sulejmanovski, banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë
Sefer Seferi, banor në rrugën “Abdulla Presheva” në Kumanovë
Sevdail Miftari, nga Kumanova
Fatmir Reçica, banorë i fshatit Llugagji komuan e Lipjanit, Kosovë
Fejzulla Rushitovski, nga Shkupi
Beg Bajra, (1979) nga Gjilani
Fadil Fejzullahu, banor në rrugën “Pero Ilievski” në Kumanovë
Lirim Krasniqi, (1989) nga Ferizaj
Mirsad Qerimi, (1986) nga Prishtina
Valdet Zekaj, (1987) nga Kosova
Muharem Fejza, (1986) nga Prishtina
Gazeta Koha ka mësuar se, një pjesë e të arrestuarve, të shtunën janë mbajtur në stacionin policor në Karposh dhe në Autokomandë.
Burime të larta policore i kanë thënë gazetës Koha se po vazhdon identifikimi i dy-tre të arrestuarve që etiketohen si krerë të grupit, por që kanë emra të ndryshëm nga ata të vërtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY