4500 biznese në bregdet rrezikojnë të mbeten pa energji

4500 biznese në bregdet rrezikojnë të mbeten pa energji

48
0
Shares

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nis javën e ardhshme aksionin e ndërprerjes së energjisë për të gjitha bizneset private që nuk kanë shlyer detyrimet e prapambetura.
Drejtori i OSHEE Adrian Çela tha se aksioni do të nisë fillimisht në zonat bregdetare ku rezultojnë rreth 4500 biznese që nuk kanë paguar. Adrian Çela, kreu i OSHEE tha se ky plan nis për shkak se në muajt e verës ka përqendrim më të madh të konsumatorëve pranë këtyre zonave.
“Biznesit i bëj thirrje të verifikojë gjendjen debitore që ka me OSHEE-në dhe të marrë masa për të likuiduar faturat. Sipas rastit të debisë, OSHEE ofron mundësinë e pagesës me këste”, tha Çela.
Duke bërë një bilanc të muajit prill, Çela tha se arkëtimet janë 50 milionë dollarë ose 10 milionë më tepër se muaji prill 2014. Ndërsa humbjet zbritën në 30.5 për qind, nga 35.7 për qind që ishin vitin e shkuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY