Erion Veliaj: Sheshi “Skënderbej “ nuk prishet, Bulevardi i ri me...

Erion Veliaj: Sheshi “Skënderbej “ nuk prishet, Bulevardi i ri me projekt tjetër

55
0
Shares

Kandidati socialist për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi mbrëmë në emisionin e “5 pyetje nga Babaramo” se ndërtimi i Bulevardit të ri do të vazhdojë por me një projekt tjetër. Ai tha se në 2011 kishte një projekt që quhej Tirana 2020, projekt i Edi Ramës, që parashikonte krosi të gjelbra me ndertime te lehta anash, ndryshe nga projekti aktual që nuk do të zbatohet.
Lidhur me sheshin “Skendërbej”, Veliaj tha se investimi që u bë në vitin 2011 shkoi dëm pasi instalimet e nëndheshme janë dëmtuar. Sikurse tha Veliaj rishikimi i sheshit do të ndodhë në kaudrin e një rishikimi për disa sheshe në Tiranë si sheshi “Avni Rustemi”. Ai tha se projekti për sheshin ka filluar dhe do të vazhdojë në të njëjtën linjë, ndërkohë lajmëroi se do të ketë disa gara për projekte lidhur me sheshet e kryeqytetit.
Lidhur me komunën e Parisit ai tha se migrimi më i madh ka ndodhur në Tiranë. Gjithë njerëzit kanë shkuar atje ku ka qeverisë PS. Nuk ka shkuar njeri në Bulqizë se atje kanë drejtuar demokratët. Kanë ardhur në Tiranë apo në qytete të tjera se kanë drejtuar socialistët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY