Tërheqja e Altin Bibës, PD rrezikon të mos ketë kandidat për Kurbinin...

Tërheqja e Altin Bibës, PD rrezikon të mos ketë kandidat për Kurbinin në 21 qershor

52
0
Shares

Pavarësisht se kandidati i Partisë Demokratike në Kurbin, Altin Biba, ka dhënë dorëheqjen nga gara e 21 qershorit, KQZ duket se nuk mundet ta çregjistrojë. Mësohet se Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve të zonës së Kurbinit ia ka përcjellë kërkesën e Bibës për t’u tërhequr nga gara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kjo për shkak se Kodi Zgjedhor nuk e parashikon zëvendësimin e një kandidati, në momentin kur ZAZ ka bërë regjistrimin përfundimtar.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në KQZ, Genci Gjonçaj, tha dje se Altin Biba nuk mund të çregjistrohet nga kandidimi.
“Në momentin kur ZAZ ka marrë një vendim, nuk mundet që të kemi një rishikim të listës. Pasi kemi hyrë në procesin e përgatitjes të fletëve të votimit”, tha Gjonçaj.
Sipas tij, vetëm në rast se do të ishim në momentet e verifikimit të të dhënave mund të bëhej ndryshimi.
“Neni 73, pika katër e Kodit Zgjedhor parashikon saktësisht procedurën. Emrat në listat shumë-emërore dhe renditja e tyre nuk mund të ndryshohen pas miratimit përfundimtar nga ana e KQZ­së ose, sipas rastit, KZAZ­së, sipas pikës 2 të këtij neni. Jo më vonë se 24 orë nga miratimi përfundimtar i listës, KZAZ­ja depoziton një kopje të listës për këshillat e komunave dhe bashkive në KQZ”, tha Gjonçaj.
Ndaj, pavarësisht dorëheqjes, nuk shihen argumentet ligjore për zëvendësimin e Altin Bibës.
Por përfaqësuesi i PD­së në KQZ, Njazi Kosovrasti, shprehet se kemi një boshllëk ligjor për sa i përket kandidatit për kryetar bashkie.
Sipas tij, kur një kandidat shpreh vullnetin për të mos kandiduar, ai nuk mund të ndalohet.
“Ka dy momente. Në rastin kur ZAZ ka marrë vendimin përfundimtar, subjekti politik nuk mundet që të kërkojë ndryshimin e listës. Dhe momenti i dytë është kur vetë kandidati shpreh vullnetin që të tërhiqet
nga gara. Në këtë rast nuk mundet të dalim jashtë këtij vullneti”, tha Kosovrasti.
Ai shton se në Kodin Zgjedhor parashikohet se pas marrjes së vendimit nga ZAZ nuk mund të ketë ndryshime të listës, “por duhet të shtoj se jemi ende në afatet që parashikon kodi për rishikimin e listave. Madje nuk ka nisur ende procedura e përgatitjes së fletëve të votimit”, tha Kosovrasti.
Duke kundërshtuar qëndrimin e Gjonçajt, Kosovrasti shton se neni 73 flet për këshillat e bashkive dhe jo për kandidatët për kryetar.
“Po ashtu ka një ngërç ligjor, pasi kodi parashikon vendimin për këshillat, por jo për kandidatin”, tha
Kosovrasti.

Për më shumë mund të lexoni edhe…
/web/Terhiqet_nga_gara_kandidati_i_PD_se_ne_Kurbin_enigme_shkaqet_1862_1.php

Si edhe…
/web/Kurbin_terheqja_e_Altin_Bibes_per_shkaqe_personale_apo_nga_presioni_1892_1.php  

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY