Vasil Bollano në krah të Luzim Bashës, mbështet kandidaten e PD­-së në...

Vasil Bollano në krah të Luzim Bashës, mbështet kandidaten e PD­-së në Himarë

66
0
Shares

Ish­kryetari i OMONIA­ s, Vasil Bollano shfaqet publikisht në mbështetje të kandidates se PD­së për bashkinë e Himarës. Bollano ka qenë pjesë e aktivitetit prezantues të kandidates së Partisë Demokratike, Lefterie Prifti, ditën e diel.
Pasi ka bërë prezantimin përmes një fjale në publik, kryetari i Partisë Demokratike Basha, kandidatja Prifti dhe drejtues të PD­së në këtë bashki, bashkë me anëtarë të shtabit elektoral, kanë qëndruar për drekë në një nga lokalet buzë detit në qendër të Himarës.
Pjesë e kësaj dreke është bërë dhe ish­kreu i Bashkisë Vasil Bollano, i cili është ulur përballë kreut të opozitës në tryezën që përbëhej nga drejtues të PD­së së Himarës, por dhe të shtabit të fushatës.
Lefterie Prifti është një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Vasil Bollanos gjatë kohës që ai ka drejtuar Bashkinë e Himarës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY