Duma: Një n/kryetar bashkie për fshatin, 5 pika zyra për mbrojtjen e...

Duma: Një n/kryetar bashkie për fshatin, 5 pika zyra për mbrojtjen e qytetarëve

76
0
Shares

Kandidatja për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma u tha banorëve të Plazhit se bashkia e re nën drejtimin e saj do të ketë 5 zyra për mbrotjen dhe dhënie asistence qytetarëve në nevojë. ”Të gjitha faturat aforfe, të gjitha lidhje që keni bërë me shpenzimet tuaja, të gjitha kamatat e padrejta, të gjitha faturat që janë paguar dhe nuk ua njeh sistemi etj, gjëja emergjente që do bëjmë në bashkinë e Durrësit është 5 zyra për mbrotjen e të drejtave të qytetarëve”, tha Duma. Banorët shprehën zhënjimin e tyre me realitetin që i rrethon. “Si komunitet kemi problem rrugën, kanalizimet dhe kemi papunësi të mëdhe”, tha një banore. “Bashkia na merr taksën e gjelbërimit, për plehrat. Paguajmë dritat. Lekët na i marrin por ku shkojnë ato lekë”, u ankua një tjetër. Komuniteti tha se mjaft prej kanalizimeve dhe lidhjeve të ndryshme i kanë bërë me shpenzimet personale ndërsa rruga dhe kanalizimet janë jetike për cilësinë e jetës së tyre. “Kanalizimet e Durrësit janë që nga stacioni i parë e deri tek i fundit pa investim dhe nuk janë pastruar”, tha Duma.
Duma ka bashkëbiseduar edhe me fermerët e Hamallajt, Shetaj dhe Flakë të Katundit të Ri mbi mënyrën e manaxhimit të bujqësisë nga bashkia e re. Kandidatja e djathtë u shpreh se do harmonizojë bashkimin e komunave me qytetin duke i dhënë rëndësi agroturizmit. Një nënkryetar bashkie do të jetë vetëm për fshatin, tha ajo. “Të hyjmë direkt në temë, duke ndarë bashkë një marrëveshje të rëndësishme. Do bëjmë gjërat e bëshme. Nga Grida Duma nuk do dëgjoni përralla. Bashkë me burrëri, pastërti dhe vërtetësi do fillojmë të themi hapat me radhë. Programi për bujqësinë do të jetë gjysma e programit për bashkinë”, u zotua Duma në bashkëbisedimin me fermerët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY