Basha: Në 21 qershor do ta grisim hartën anti-popullore territoriale

Basha: Në 21 qershor do ta grisim hartën anti-popullore territoriale

51
0
Shares

Fitorja e demokratëve do të pasohet me ndryshimin e hartës së re territoriale. Kështu ka paralajmëruar sot Lulzim Basha , në takimin e sotëm në Paskuqan, ku prezantoi kandidatin e PD-së për bashkinë e Kamzës.
“Votoni për platformën e Partisë Demokratike e cila pavarësisht prej hartë elektorale ju garanton se pushteti vendor e të zgjedhurit do të krijojnë instrumentet për të qenë afër jush që mos të detyroheni të merrni rrugën për Kamëz për të zgjidhur problemet, po t’i keni këtu përgjegjësit. Kandidati ynë Xhelal Mziu që përfshin dhe Paskuqanin, një ndër të parat që më tha, ‘Unë do  kem të paktën dy zyra, paradite në Kamëz, pasdite në Paskuqan’. Jo vetëm kaq, edhe të zgjedhurit tuaj të derisotëm e njerëz të tjerë të shërbimit do t’i kërkohet të jenë natë e ditë pranë jush derisa të vijë dita kur këtë hartë anti-popullore, oligarkike, me votën e shqiptarëve ta grisim deh ta zëvendësojmë me hartën që doni ju”, tha Basha.
Por 21 Qershori sipas kryedemokratit është edhe një mundësi për t’i kërkuar llogari aleatëve në qeverisje Rama-Meta për premtimet e pa mbajtura.
Basha e quajti fushatën e ndërmarrë nga koalicioni i majtë, një betejë për të sunduar Shqipërinë edhe në pushtetin vendor. Kjo sipas liderit demokrat, vërtetohet nga “zbarkimi” në terren i kryeministrit Rama dhe kreut të LSI-së Ilir Meta, të cilët janë angazhuar personalisht në prezantimin e kandidatëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY