Historiani bullgar: Maqedoni do të shpërbëhet, Gruevski jep dorëheqjen për 10 ditë

Historiani bullgar: Maqedoni do të shpërbëhet, Gruevski jep dorëheqjen për 10 ditë

48
0
Shares

Historiani bullgar Bozhidar Dimitrov konsideron se Maqedonia do të shpërbëhet pasi që me të do të ndodhë ajo që ka ndodhur me të gjitha “projektet artificiale historike”.
Dimitrov shton se në këtë vend me 1, 2 milion banorë, 100 mijë maqedonas kanë shtetësi bullgare.
“Shikoni si është shpërbërë Ukraina , ashtu do të shpërbëhet edhe Maqedonia”,  ka thënë Dimitrov i cili është drejtor i Muzeut Historik Kombëtar bullgar.
Duke komentuar ngjarjet në Kumanovë, siç njofton agjencia SRNA, ai ka thënë se shqiptarët e kanë shfrytëzuar momentin kur Qeveria e Nikola Gruevskit e shndërroi Maqedoninë në “Korenë veriore evropiane”, transmeton Koha.net.
“Asgjë nuk duhet pritur as nga opozita. Por megjithatë dikush duhet ta ndërrojë Gruevskin dhe sigurisht me përkrahje të ndonjë shteti perëndimor, ka filluar aksioni për largimin tij”, ka thënë Dimitrov.
Bozhidar Dimitrov, i cili është ministër bullgar pa portofol, konsideron se kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski do të japë dorëheqje gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY