Wikileaks dëshmi të reja: Qeveria gjermane spiunazh për llogari të SHBA-ve

Wikileaks dëshmi të reja: Qeveria gjermane spiunazh për llogari të SHBA-ve

48
0
Shares

Dokumente të reja të publikuara nga Wikileaks gjatë ditës së marte, kanë evidentuar se Qeveria e Gjermanisë ka qenë e involvuar në asistimin e Agjencisë Kombëtare për Siguri (NSA) të SHBA-ve, në përgjimin masiv të kompanive gjermane dhe qytetarëve, gjë e cila është mohuar më parë nga qeveria gjermane, raporton Sputnik NeWs.
Gjermania qe shokuar kur u bë publik lajmi se shërbimi inteligjent i Gjermanisë Bundesnachrichtendienst (BND) kishte shkelur kushtetutën e vendit duke ndihmuar NSA-në të spiunojë politikanët dhe kompanitë evropiane, transmeton Indeksonline.
Është përfolur se BND ka ndihmuar NSA-në të kryej përgjime inteligjente mbi top-krerët e ministrisë së jashtme franceze, presidencës franceze dhe Komisionit Evropian.
Një deklaratë zyrtare e Bundestagut gjerman, publikuar më 14 prill nga Ministria e Brendshme thoshte se, “Ne nuk jemi në dijeni për ndonjë aktivitet të spiunazhit ekonomik nga NSA apo ndonjë tjetër agjenci e përgjimit e SHBA-ve ose e vendeve të tjera”, transmeton Indeksonline.
Sidoqoftë, Wikileaks ka publikuar një dokument ku vërtetohet se Kancelarja gjermane, Angela Merkel kishte shkruar një letër të drejpërdrejtë për themeluesin e kompanisë gjermane të telekomunikimit “Deutsche Telekom AG”, Kai-Uwe Ricke’n.
Sipas asaj që është zbuluar, kjo letër bënte thirrje për ndihmë mbi përgjimin masiv të të dhënave virtuale dhe telefonike – gjermane dhe ndërkombëtare, në pikën e kursit të të dhënave të Telekomit gjerman në Frankfurt.
Operacioni ishte i koduar me emrin “Eikonal”, dhe këto të dhëna kishin kaluar nga duart e BND-së, te NSA-ja.
Letra e Kancelares ishte ekskluzivisht për Ricke’n, por ai e kishte mohuar te ketë parë një letër të tillë ndonjëherë.
Wikileaks thotë se, pasi që kjo letër ishte dërguar, kërkesa për qasje në të dhënat e kompanisë nga BND-ja ishte lejuar.
Publikuesi i Wikileaks, Julian Assange kishte thënë se ky hetim është kryer për të publikuar cenimin e të drejtave thelbësore të njeriut.
“Në këtë hetim të rëndësishëm mbi Bundestagun gjerman, doli se qytetarët gjermanë dhe ata të huaj janë pala e dëmtuar. Qëllimi i këtij hetimi, siç është thënë, është zbulimi i shkelësve të të drejtave elementare të njerëzve, duke zbuluar mënyrat se si këto të drejta janë shkelur. Si palë e dëmtuar, publiku ka të drejtë të dijë për të gjeturat e këtij projekti. I gjithë projekti është kryer mbi monitorimin publik të efektshëm që përmbush kërkesat për transparencë, duke besuar që drejtësia do të zbatohet”, ka thënë Assange.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY