Gjykata liron Florenc Hoxhën, kreu i INUV-së kallëzim penal për policinë

Gjykata liron Florenc Hoxhën, kreu i INUV-së kallëzim penal për policinë

56
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka vendosur si masë sigurie, “detyrim paraqitje” për Florenc Hoxhë. Kreu i Inspektoratit Ndërtimor të bashkisë së Tiranës, u kallëzua në polici nga Florian Kadiu i cili e akuzoi për plagosje me dashje. Prokuroria kërkoi masën “detyrim paraqitje” për Florenc Hoxhën.
Kreu i Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës, akuzohet se ka dhunuar dy persona. Sipas policisë Hoxha më datë 09. 05. 2015, në rrugën ‘’Ali Demi”, ka kanosur se do t’u prishte lokalin dhe ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasit K. K., 35 vjeç, banues në Tiranë dhe E. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Ndërkohë, Të afërmit e truprojës së Florenc Hoxhës kanë deklaruar se në incidentin ku u përfshi kreu i INUV, ishte dhe Fation Dani, i cili mbeti i plagosur rëndë. Familjarët e Danit kanë treguar se gjatë sherrit, ai u godit me levë në kokë.
Avokati i Kreut të Inspektoratit Ndërtimor në Bashkinë e Tiranës Florenc Hoxha e cilësoi arrestimin e klientit të tij të paligjshëm. Jo vetëm kaq, por sipas avokatit Ivi Kaso, mësohet se Florenc  Hoxha ka bërë kallëzim penal ndaj drejtorit të policisë dhe shefit të Komisariatit nr. 1 të Tiranës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY