Komandant “Nato” dhe komandant “Begu” mes 14 të vrarëve në Kumanovë?!

Komandant “Nato” dhe komandant “Begu” mes 14 të vrarëve në Kumanovë?!

143
0
Shares

Mirsad Ndrecaj, i njohur me nofkën “Komandan Nato” dhe Beg Rizaj, “komandant Begu”, sipas të gjitha gjasave, gjenden në mesin e 14 trupave të pajetë, të mbetur nga aksioni në Kumanovë, raporton Alsat-M.
Alsat-M e mëson këtë nga burime jo zyrtare. Edhe pse ende po punohet në vërtetimin e identitetit të të vrarëve dhe të arrestuarve, si duket policia i ka kapur ose i ka vrarë të pestë personat që konsideroheshin si organizatorë të grupit të Kumanovës.
Sipas burimeve të Alsat-M, te njëri nga krerët e grupit, i mbetur i vrarë, janë gjetur edhe dokumentet e tij personale. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për Mirsad Ndrecaj, komandant Naton.
Është në përfundim e sipër edhe ekspertiza mjeko ligjore e trupave të pajetë, por nuk mund të precizohet ende se sa mund të zgjasë procesi, i identifikimit zyrtar të tyre. Alsat-M mbrëmë publikoi emrat e 28 personave, nga 30 që iu dorëzuan policisë. Është e qartë se në mesin e tyre, janë edhe tre nga krerët e tjerë të grupit, Muhamed Krasniqi (komandant Malisheva) Sami Ukshini (Sokoli) dhe Demë Shehu (komandant Juniku). Vetëm Ukshini ka dhënë emrin dhe mbiemrin e vërtetë në polici, ndërsa Krasniqi dhe Shehu kanë dhënë identitete të rrejshme.
Kjo informatë nuk konfirmohet zyrtarisht ende nga Ministria e Punëve të Brendshme, pasi ende nuk ka përfunduar plotësisht identifikimi i të arrestuarve. Nga policia të vetmen informatë të re, që ndau me opinionin, është se të arrestuarit kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në sulmin e Kullës Kufitare në Gushincë.
Ata kanë treguar se ku kishin fshehur edhe armatimin e ko0nfiskuar, në rrethinat e fshatit Brezë. Pas bastisjeve dhe kontrolleve, në një terren të hapur, janë gjetur 61 pushkë automatike, si dhe 8 arka me armatime. Pamjet që po ndiqni, janë pikërisht nga armët e sekuestruara. Pamjet janë regjistruar dhe shpërndarë për opinionin nga vetë ministria e Brendshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY