Presidenti Nishani mikpret Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

Presidenti Nishani mikpret Mbretin e Jordanisë, Abdullah II

55
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i uroi sot mirëseardhjen në Shqipëri Mbretit të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullah II, i cili zhvilloi vizitën e tij të parë shtetërore në vendin tonë me ftesë të Kreut të Shtetit shqiptar.
Pas ceremonisë së mirëseardhjes dhe ekzekutimit të himneve kombëtare, Presidenti Nishani dhe Mbreti Abdullah II zhvilluan një takim kokë më kokë. Më pas të dy Krerët e Shteteve kryesuan bisedimet zyrtare duke u ndalur në mënyrë të veçantë në thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe e të bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë.
“Mes dy vendeve ekziston realisht një klimë e favorshme për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe besoj se kjo vizitë do të shërbejë si një nxitëse e fuqishme për konkretizimin e marrëdhënieve në fusha konkrete, veçanërisht në ekonomi, arsim, shkencë, turizëm, etj”, u shpreh Presidenti Nishani, në përfundim të takimeve.
“Gjithashtu, pata rastin t’i shpreh Madhërisë së Tij, mirënjohjen e shqiptarëve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2009, duke qenë dhe vendi i parë i Lindjes së Mesme që ndërmori këtë vendim si dhe vlerësova mbështetjen që Jordania i dha rezolutës për situatën në Kosovë, në Organizatën e Konferencës Islamike”, u shpreh midis të tjerave Presidenti Bujar Nishani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY