AMBASADORI TURK/Turqia përgadit represion ndaj FETO-s në Shqipëri, në skenë fondacioni Maarif

AMBASADORI TURK/Turqia përgadit represion ndaj FETO-s në Shqipëri, në skenë fondacioni Maarif

133
0
Shares

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar, ka njoftuar në një intervistë për AA se Turqia ëhstë në prag të një fushate spastrimi në Shqipëri të anëtarëve që sipas tij bëjnë pjesë në organizatën terroriste feto. “Do të jemi në ndjekje deri në pastrimin e anëtarit të fundit të FETO-s nga Shqipëria.”, ka deklaruar ambasadori.

Bayraktar, në një deklaratë për Anadolu Agency(AA), ka theksuar se FETO që nga tentativa për grusht shteti më 15 korrik vitin e kaluar po ndiqet nga afër edhe në Shqipëri, ku ekzistojnë lidhje me rrënjë historike dhe miqësie të Turqisë.

Pasi ka bërë të ditur se kanë vënë re se nëpërmjet shtypit shqiptar i cili ushqehet kryesisht nga media Perëndimore pas tentativës për grusht shteti nuk ka patur një obligim për informimin e publikut për situatën e vërtetë, në mënyrë të paanshme dhe objektive, Bayraktar është shprehur se “Nga njëra anë kemi vëzhguar dhe konstatuar se FETO e cila ka shtrirjet e saj në këtë vend ka kryer punime dizinformuese për përzierjen e mendjeve në Shqipëri.”

Duke theksuar se shtypi është fryrë nga militantët e FETO-s në vend me shprehje si “grushti i shtetit në të vërtetë ka qenë një lojë, është kryer me vetëdije” apo” ngjarje të trilluara”, ambasadori Bayraktar, tha se “Pas tentativës për grusht shteti edhe ne kemi zgjedhur rrugën të informojmë me maturi për publikun e Shqipërisë. Kryesisht në një proces disa mujor për informimin e publikut nëpërmjet intervistave në kanalet televizive, shkrimeve dhe artikujve nëpër gazeta kemi shpjeguar plotësisht ngjarjet e ndodhura natën e 15 korrikut në vendin tonë dhe gjithashtu se çfarë është dhe se si punon FETO.”

Duke nënvizuar se shtylla kurrizore e FETO-s në Shqipëri janë shkollat Hidayet Bayraktar tha se “Menjëherë pasi Shqipëria shpëtoi nga kthetrat e komunizmit në vitin 1992 anëtarët e FETO-s mësynë drejt Shqipërisë dhe pikësëpari nisën aktivitetet e hapjes së shkollave. Duke përfituar nga rasti se në vend kishte një boshllëk në fushën e arsimit ata arritën të vendosen shpejt. Në periudhën e mëpasshme hapën shkollën e dytë, të tretë dhe numri i tyre ka arritur në 12. Nga shkollat, 5 prej tyre janë medrese, 2 universitete dhe pjesa tjetër janë shkolla të mesme dhe fillore.”

Bayraktar ka tërhequr vëmendjen se shkollat në fjalë janë të ndërthurura me FETO-n dhe ka shtuar më tej se “Kontrolli dhe ndjekja e 5 shkollave medrese është kryer nga personi ‘përgjegjësi i FETO-s për Ballkanin dhe Turqinë’. Gjithashtu ky person që është nipi i kreut të terroristit ka patur rol edhe në drejtimin e shkollave të tjera të FETO-s të cilat quhen ‘kolegje’, ku për këtë mund të themi se Ballkani dhe Shqipëria janë bërë një pozitë gjeografike ku FETO ka treguar kujdes dhe ka vepruar lirish.”

Sipas ambasadorit, “Organizata ka dy shtëpi botuese që përkthen në shqip librat e kreut të organizatës, ka dhoma të tregtisë, struktura të tregtarëve, faqe interneti të lajmeve, llogari të medias sociale që lartësojnë kreun tradhtarë dhe kryejnë propagandë, kanë institucione të Organizatave të Shoqërisë Civile dhe institucione fetare. Kjo organizatë është eksperte në komplot, mashtrim, shfrytëzimin e mirëbesimit dhe fshehjen e qëllimit”.

Në vijim ambasadori thotë se një tjetër fondacion turk i qujatur Maarif ka nisur hapjen e shkollave turke në Shqipëri si dhe po kërkon dorëzimin e kolegjeve.

“Teksa në njërën anë vazhdon kërkesa jonë për dorëzimin e shkollave, edhe në anën tjetër Fondacioni Maarif në Shqipëri ka nisur punimet për hapjen e shkollave të vërteta turke. Me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve të Shqipërisë kanë hyrë në një bashkëpunimin pozitiv. Urojmë që Fondacioni ynë Maarif të hapë në kohën më të afërt shkollat e vërteta turke jo fitimprurëse duke kryesuar me cilësinë dhe sigurinë në arsim. Parimi ynë në arsim do të jetë cilësia, ne do të mobilizojmë të gjitha mundësitë e vendit tonë.” , thotë ambasadori turk në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY