Abaz Salihi lëshon dritë mbi luftën në Kumanovë

Abaz Salihi lëshon dritë mbi luftën në Kumanovë

118
0
Shares

Abaz Salihi, një prej figurave më të njohura gjatë luftës së vitit 2001 – bashkëluftëtar i Mirsad Ndrecajt, Sami Ukshinit, Beg Rizajt dhe të tjerëve – ka dhënë një deklaratë për Gazetën Express. Në këtë deklaratë ai ndricon disa anë të errëta të ngajrjes në Kumanovë si dhe akuzon klasën politikë të Maqedonisë që përdor kartën nacionaliste dhe të terrorizmit për të qëndruar në pushtet.

Abaz Salihi: “Shokët e mi kanë shku në Kumanovë – jo per te nisur lufte – por per te qene aty ne rast se forcat e ndryshme maqedonase fillojne masaker kunder popullates civile. Ne kishim nje paralajmerim te ketille dhe ata shkuan te ftuar atje nga disa bashkluftetare te luftes se 2001. Sulmi ka pas me ndodhe edhe po te mos ishin djemte tane atje. Per kete flet edhe numri i madh i viktimave ne radhet e policeve. 8 police te vrare dhe dhjetra te plagosur ne aksion ofanziv ku kundershtari eshte nen rrethim kjo ndodh vetem kur ti pret pak ose aspak rezistence.
Une i kam kalu 3 lufta dhe e di shume mire se ne cfare rrethanash ka numer te madh te viktimave.
Policet nuk kan ba thirrje per dorezim si eshte rendi ne kesi situate, por me te paren kane hapur zjarr. Zjarrit i jane pergjigjur te gjithe qe kane qene aty, ushtare e civil.Samiu, Begu, Mirsadi dhe te tjeret fajin e vetem qe e kane eshte qe kane nodhur ne vend te caktuar ne kohe te caktuar dhe kanë pasur nga nje kallash ne dore. Natyrisht se jane pergjigjur ndaj sulmit.
Riorganizimi i Ushtrise Çlirimtare Kombetare ka filluar pasi qe eshte pare se ne Maqedoni pushteti i perbere prej maqedonasve shoveniste dhe hajdute njekohesisht dhe shqiptareve te cilet jane larguar prej te gjitha idealeve te UÇK dhe vetem mendojne per mireqenjen e tyre dhe interesin e tyre personal, kercenon popullsine shqiptare me shfarosje. Ne na kane paralajmeruar shoket tane te luftes se 2001 nga Maqedonia se politikanet shqiptare jane te gatshem te flijojne çdo gje vetem per te mbetur ne pushtet. Ne bisedat e shumta, gjithashtu na kane shpjeguar se te gjithe politikanet jane shnderruar ne kliente te grupeve mafioze, punojne me ta dhe per ta.
Ne anen tjeter, dihet shume mire se krimi ne maqedoni eshte plotesisht i kontrolluar nga strukturat shteterore me ne krye Sashko Mijallkov shefin e sigurise se brendshme te Maqedonise vellau i te cilit eshte nje nga mafiozet e medhej ne republiken Ceke ku bashkepunon me disa shqipfoles te zanatit te njejte.
Shoket e mi kane qene viktima te nje tradhetie dhe komploti shume te sofistikuar por kjo nuk do te thote se ata kane faj per dicka. Ata jane nisur atje per nje mision shume fisnik dhe ne nuk do ti lame ne balte. Porosia ime per autoritetet ne Maqedoni eshte qe sa me shpejt ti lirojne dhe pastaj nese duhet fillojme process gjyqsor ta shohim se si kane rrjedhe ngjarjet ne Kumanove. E nese jo, me vjen keq por nuk do te leme gurre pa rrokullisur per ti liruar ne vet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY