Policia jep detaje për pastrimin dhe sekuestrimin e miliona dollarëve prej biznesmenit...

Policia jep detaje për pastrimin dhe sekuestrimin e miliona dollarëve prej biznesmenit Kastriot Ismailaj

50
0
Shares

Policia e Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht arrestimin e Kastriot Ismailajt, duke dhënë edhe hollësi të tjera për akuzat ndaj tij.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, mësohet se nga ana e Specialistëve të Sektorit për Pastrimin e Parave dhe Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit  në orët e mbasdites së sotme, në funksion të procedimit penal me nr. 6381, të vititi 2014, regjistruar nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bazë të materialeve referuese nga ana e Sektorit për Pastrimin e Parave dhe Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit,  u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Kastriot Ismailaj, 52 vjeç, lindur dhe banues  në  Tiranë.
Sipas policisië, prangosja e tij u bë sepse, gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur   masën e sigurisë  “Arrest me burg“ për veprat penale të “Mashtrimit në shuma të mëdha” dhe “Pastrimit të produkteve të  veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga neni 143/2 dhe 287 i Kodit Penal.
Policia jep gjithashtu detaje për akuzat, hetimet si edhe veprimet e masat e tjera të marra ndaj Kastriot Ismailajt.
I lartpërmenduri nëpërmjet mashtrimit financiar, krijimit të shoqërive fiktive dhe offshore në Shqipëri dhe në vende me paradise bankare e fiskale si, Gjibraltar,Ishujt Brithsh irgjen, Zvicër, Kongo, Likenshtein, Luksenburg etj., ka pastruar më se 10 milionë dollarë, sqaron zyrtarisht polica.
Nga hetimet proaktive të mëparshme është bërë sekuestrimi i afro 4 milionë dollarë në llogaritë e tij bankare, si dhe tre automjete veturë.
Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë.

Për më shumë mund të lexoni…
/web/Miku_i_Ilir_Metes_nuk_provon_dot_burimin_e_pasurise_kerkohet_sekuestrimi_i_3_2_milione_USD_dhe_450_mije_euro_1398_1.php 

Si edhe…
/web/Pervetesoi_5_milione_dollare_nga_borxhet_ndaj_CEZ_it_arrestohet_biznesmeni_per_mashtrim_2021_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY