Vizita e Presidenti Erdogan, akset rrugore që bllokohen sot

Vizita e Presidenti Erdogan, akset rrugore që bllokohen sot

43
0
Shares

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka bërë të ditur se për sigurimin e rendit dhe të qetësisë si edhe mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor në zhvillimin normal të vizitës zyrtare të Presidentit të Turqisë, do të marrë disa masa për bllokim të pjesshëm të akseve rrugore, për ditën e mërkurrë, 13 maj 2015.
Sipas policsë së Tiranës, mësohet se do të ketë bllokime të pjesshme të disa segmenteve rrugore.
Duke filluar nga ora 10.30 deri në orën 2.200 datë 13. 05. 2015, segmentet kryesore do të jenë në mbikqyrjen e vazhdueshme  të Policisë dhe do të bëhet bllokim i pjesshëm i kalimit në orare të caktuara.
 Bllokim i segmentit rrugor përkohësisht do të fillojë nga Rinasi për në “Qafën e Kasharit”, në vazhdim te sheshi “Shqiponja”, “Zogu i Zi”, rruga e “Durrësit”, sheshi “Skëndërbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, “Ura e Lanës”, bulevardi “Zhan Dark”, bulevardi “Bajram Curri”, rruga “Xhorxh Bush” i cili do të bëhet në orare të ndryshme.
Në këto segmente rrugore nuk do të ndalohet qarkullimi por do të ketë bllokime të pjesshme të rrugëve të cilat do të bëhen në momentë të caktuara nga ana e strukturave të Policisë së Shtetit, bënë të ditur policia duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për të shmangur sa të munden lëvizjen me mjet në këto segmente rrugore.

Akset rrugore që bllokohen përkohësisht
• Rinas – “Qafa e Kasharit” – sheshi “Shqiponja” – “Zogu i Zi” – rruga e “Durrësit” – sheshi “Skëndërbej” – bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – “Ura e Lanës”
• Bulevardi “Zhan Dark”
• Bulevardi “Bajram Curri”
• Rruga “Xhorxh Bush” i cili

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY