PBDNJ drejt tërheqjes në Himarë, votat i shkojnë PD-së!

PBDNJ drejt tërheqjes në Himarë, votat i shkojnë PD-së!

115
0
Shares

Kandidati i PBDNJ­së për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, pritet të tërhiqet nga gara, për shkak të precedentit me drejtësinë greke në vitin 1995 pas kapjes së tij nga policia greke me armatime në kufirin mes dy vendeve, por dhe akuzave për prishje të simboleve kombëtare në Himarë gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2003.
Kandidimi i Belerit për PBDNJ­në në Himarë mësohet se nuk ka kaluar pa debate brenda minoritetit grek në Shqipëri.
Mësohet se kreu i PBDNJ­së nuk ka qenë mbështetës i kandidaturës së tij,për shkak të problemeve që ai mund të krijonte për shkak të së kaluarës problematike. Por ka qenë shoqata OMONIA që ka këmbëngulur në kandidimin e tij.
Tërheqja e Bellerit do të largonte nga gara kandidatin e minoritetit grek, ndërsa të gjitha votat e himarjotëve që mbështesin PBDNJ­në dhe OMONIA­n do të kalonin për kandidaten e PD­së, Lefterie Priftin.
Dreka publike e Bollanos me kryetarin e Partisë Demokratike Basha, tregon se të gjitha votat e mbështetësve të OMONIA­s do të shkojnë në favor të Priftit, duke shënuar kësaj radhe një bashkëpunim me Partinë Demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY