Një traget i linjës Bari-Durrës ka marrë flakë pak pas mesnatës duke vënë në rrezik jetën e qindra pasagjerëve. Sipas njoftimeve nga udhëtarët tragetit për news24, flakët kanë përfshirë turbinat e tragetit, sipas një udhëtari në traget. Emri i tragetit është Franceska dhe i përket kompanisë Adria. Trageti ka udhëtuar për 1 orë e 20 minuta dhe më pas ka pësuar avari që kanë cuar në zjarr. Aktualisht ai ndodhet disa milje larg portit të Barit dhe pasagjerët janë të përfshirë nga paniku.
Por kapitaneria e Portit të Barit ka njoftuar se situata është nën kontroll.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/