“Francesca” ankorohet në Bari, asnjë pasagjer i lënduar

“Francesca” ankorohet në Bari, asnjë pasagjer i lënduar

70
0
Shares

Trageti i linjës  Bari-Durrës i cili u përfshi nga flakët gjatë mesnatës, vetëm pak milje pasi ishte nisur nga Bari, është rikthyer dhe ankoruar sërish nga porti prej nga ishte nisur.
Mësohet se të gjithë [pasagjerët, janë mirë, dhe nuk ka pasur asnjë të lënduar.
ka marrë flakë 5 milje nga Porti i Barit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 teksa turbinat e motorëve të tragetit papritmas janë mbërthyer nga flakët dhe nga tymi.
Trageti “Francesca” i linjës Bari-Durrës, me 260 persona në bord, u përfshi nga flakët rreth 7 milje larg nga Porti i Barit, gjatë mesnatës midis të martës e të mërkurës.
Sipas mediave italiane, zjarri ka nisur në turbinat e motorit. Pasagjerët e tragetit janë përfshirë nga paniku pas përhapjes së tymit, por Kapitaneria e Portit të Barit ka bërë të ditur se flakët janë vënë nën kontroll. Sipas të dhënave paraprake nuk ka persona të lënduar.  
Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Durrësit njofton se në traget ishin 131 pasagjerë shqiptarë.
Mësohet se 3 anije patrulluese të “Guardia di Finanza” mbërritën pranë anijes së bashku me zjarrfikësit, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Trageti “Francesca” ishte nisur nga Porti i Barit rreth orës 23:30 minuta dhe duhet të mbërrinte në Durrës sot rreth orës 08:00.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY