Ben Blushi: Gramoz Ruçi më ngatërron me Tërmet Peçin

Ben Blushi: Gramoz Ruçi më ngatërron me Tërmet Peçin

83
0
Shares

Deputeti Ben Blushi ka reaguar me ironi pas deklaratave të djeshme të Gramoz Ruçit në Lushnje.
Duke dalë nga selia e PS-së, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Ben Blushi e ka konsideruar deklaratën e Gramoz Ruçit, si ngatërresë, dhe se nuk e ka pasur për atë, por për  kandidatin e PS-së për bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi.
“Në qoftë se ka thënë publicist besoj e ka pasur për atë kandidatin tonë në Tepelenë, do ta ketë pasur për atë Tërmetin (Peçi), e keni parasysh, se ai tha do bëj një fushatë publicitare. Mbase Ruçi di se ai është publicist”, u shpreh Blushi
Pjesë e reagimit të Ben Blushit, ka qenë edhe ripërsëritja e qëndrimeve të tij, për përzgjedhjen e kandidatëve dhe punën e qeverisë, duke bërë të ditur se edhe Gramoz Ruçi ka pakënaqësitë e tij.
“Nuk besoj se edhe ruci është i kënaqur me përzgjedhjen e kandidatëve, apo edhe me punën e qeverisë. Kandidatët u zgjodhën në mënyrë të njëanshme”, ripërsëriti Blushi
Një ditë më parë, nga Lushnja, kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, lëshuar një mori me akuza për kundërshtarët politikë, të cilëve u bëri thirrje që çdo të enjte t’i rikthehen politikës në shërbim të qytetarëve.
Ruçi ka replikuar në distancë edhe me deputetin socialist Ben Blushi, i cili javët e fundit, nga foltorja e Parlamentit apo nëpërmjet editorialeve në shtypin e shkruar, ka prodhuar kritika të forta për mënyrën e qeverisjes.
“Ata që na kundërshtojnë ne, nuk lënë ditë të enjte dhe çdo ditë tjetër pa hedhur baltë. Siç thotë Betimi i Portokallisë, kanë molën brenda. Nuk jemi për të debatuar me publicistë, ne jemi për të debatuar me politikanë. U bëj thirrje kundërshtarëve tanë t’i kthehen politikës. Nëse keni vizion për reformat në Shqipëri, ejani të debatojmë. Ne jemi për t’u ballafaquar me ata që janë konstruktivë dhe jo me inatçorët”, tha Ruçi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY