Shtëpia e Ali Ahmetit nuk është sulmuar

Shtëpia e Ali Ahmetit nuk është sulmuar

203
0
Shares

Pas shkrimeve që u përhapën nëpër media, që shtëpia e Ali Ahmetit është granatuar nga persona të panjohur gjatë mbrëmjes së kaluar duke hedhur dy granata dore,  BDI zyrtarisht informon se lajmi për kinse sulm ndaj shtëpisë së Kryetarit Ali Ahmeti është një  pavërtetë absolute dhe ka për qëllim dëmtimin e interesit shqiptar në vend, në këtë kohë të ndjeshme.
“Këto dezinformata plasohen nga portale që gjatë gjithë kohës ishin instrument i nxitjes dhe manipulimit të qytetarëve shqiptar për qëllime që vetëm ato i dinë por në esencë kanë qëllime antishqiptare.  Gjithashtu informojmë se ato do të thirren në përgjegjësi kurse njëkohësisht ftojmë qytetarët që ti injorojnë duke ju dhënë porosi se manipulimet dhe qëllimet e tilla nuk kalojnë”, bën të ditur BDI.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY