Erdogan, kërkesë Tiranës zyrtare të refuzojë pasuesit e Gylenit

Erdogan, kërkesë Tiranës zyrtare të refuzojë pasuesit e Gylenit

44
0
Shares

Ne po luftojmë një strukture paralele terroriste në Turqi, tha Presidenti turk Erdogan në ceremoninë e inagurimit të fillimit të punimeve në Xhaminë e Namazgjasë. Ajo ka bazë edhe në Shqipëri, tha ai megjithatë nuk e përmendi me emër kundërshtarine tij Fettullah Gylen. E trajtova këtë cështje me Presidentin Nishani dhe kryeministrin Rama. Besoj se shteti shqiptar nuk do të tolerojë këtë organizatë dhe anëtarët e saj, tha Erdogan.

Në fjalën e tij ai përmendi edhe investime të tjera përvec kësaj xhamie të rëndësishme për besimtarët myslimanë, sic janë rindërtime në Gjirokastër, xhami në fshatar të Tiranës, Berat etj.

“Autori i romanit të parë, i enciklopedisë së parë dhe fjalorit të parë turk është një shqiptar, Sami Frashëri, tha Erdogan duke vënë në dukje lidhjet e forta kulturore dhe shpirtërore mes dy kombeve. Rektori i parë i universitetit modern të Turqisë është një shqiptar, Hoxha Tahsin. 35 shqiptarë kanë qenë sadrazeme, kryeministra. Janë miliona shqiptarë që jetojnë në turqi që kontribuojnë që nga politika, biznesi etj. 600 vjet i kemi ngritur me shqiptarët, dhe sëbashku do të shkojmë drejt së ardhmes, tha Presidenti Erdogan.

Presidenti Nishani që e hapi këtë ceremoni bërë një retrospektivë të mundimeve që besimi ka hasur në Shqipëri në kohën e komunizmit. Megjithatë tha Presidenti Nishani, edhe këtu ku jemi në kohën më të errët të diltaturës, njerëzit i faleshin zotit në fshehtësi, por pa humbur asnjeherë besimin.

Në fund të ceremonisë, Presidenti Erdogan, ndërsa vendosi gurin e parë në themelet e xhamisë deklaroi edhe kohën e ndërtimit. Për 24 muaj do të jetë gati, tha Erdogan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY