Dosja “Frroku” mbërrin në Prokurori, do të pyeten pjesëmarrësit e “Mbledhjes së...

Dosja “Frroku” mbërrin në Prokurori, do të pyeten pjesëmarrësit e “Mbledhjes së Baballarëve”

50
0
Shares

Ministria e Drejtësisë përfundoi përkthimin e dosjes së ardhur nga Belgjika, ndaj deputetit kristiandemokrat Mark Frroku, i cili dyshohet për akuzën e “vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim, në dëm të Aleksandër Kurtit. Dosja prej 2500 faqesh i është dërguar Prokurorisë rreth tre javë pas arrestimit të deputetit.
Pas marrjes së dosjes, mësohet se organi qendror i akuzës do të vijojë marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për ngjarjen, pasi në Shqipëri dy vite më parë është zhvilluar “Mbledhja e Baballarëve”, ku edhe babai i deputetit Frroku, mendohet se ka vajtur në shtëpinë e viktimës Aleksandër, për t’iu përgjigjur për gjakun, sipas Kanunit.
Një fakt i tillë është evidentuar në dosjen belge ndaj Frrokut si dhe është pranuar edhe nga deputeti, i cili ka theksuar se nuk ka lidhje me krimin e ndodhur 16 vite më parë në Belgjikë, në një kohë që familjes së viktimës i është përgjigjur edhe sipas Kanunit. Ndërkaq, për çështjen “Frroku”, në Belgjikë shkuan edhe prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla dhe dy prokurorët e çështjes, Rovena Gashi e Madrid Kullolli, të cilët duket se kanë shkëmbyer jo pak informacion për rastin në fjalë. Por, në fakt, asnjë detaj në lidhje me vizitën e beftë nuk është bërë publik.
Ndaj Mark Frrokut Gjykata e Lartë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Frroku dyshohet se në bashkëpunim me katër persona të tjera vranë në një stacion në Belgjikë, Aleksandër Kurtin. Vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të përplasjes së bandave kriminale që merreshin me shfrytëzimin e femrave për prostitucion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY