Akuzon kreu i PD-së së Vlorës: Me listat e këshilltarëve për bashkitë,...

Akuzon kreu i PD-së së Vlorës: Me listat e këshilltarëve për bashkitë, u abuzua

50
0
Shares

Hartimi dhe më pas edhe miratimi i listave të këshilltarëve të PD-së nuk kanë kaluar pa debate. Pas pakënaqësive të krijuara në Tiranë, ku dy prej konkurrentëve, Gent Minarolli dhe Bislim Ahmetaj, u tërhoqën nga gara, dje ka qenë kryetari i Partisë Demokratike në Vlorë, Moisi Meminaj, që ka shprehur pakënaqësinë për situatën e krijuar me përbërjen e listave për Këshillin Bashkiak. Madje, ai ka akuzuar edhe për abuzime në renditjen e emrave.
“Personalisht e kam përjashtuar vetveten nga listat për t’u dhënë mundësi të tjerëve që e meritonin, por jo me mendimin se do të abuzohej”, është shprehur Meminaj në profilin e tij në “Facebook”.
Meminaj thekson se pas reagimeve të kandidatëve potencialë për t’u përfshirë në lista, ka kërkuar sqarim prej kryesisë së PD-së.
“Prej disa ditësh kam marrë ankesa nëpërmjet telefonit dhe mesazheve të shumta nga shumë persona kandidatë potencialë, jo të përfshirë në listat e këshillave bashkiakë në bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Himarë. Me të drejtë në cilësinë e kryetarit të degës jam munduar për t’i sqaruar mbi situatën aktuale dhe njëkohësisht kam informuar instancat më të larta për të marrë një përgjigje”, shprehet Meminaj në reagimin e tij.
Gjithashtu kreu i PD­së në Vlorë ka sqaruar se dhe në një ditë para se lista të votohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka pasur diskutime për ndryshimin e përbërjes.
“Diskutime për ndërhyrje ka pasur deri mbrëmë vonë”, sqaron kreu i PD­së në Vlorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY