Sulmuesi me karrige i Ersekës, nesër del nga burgu

Sulmuesi me karrige i Ersekës, nesër del nga burgu

119
0
Shares

Gjykata e Korçës ka dënuar me 14 ditë burg, Suel Liçon, i cili tentoi të godiste me karrige kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën gjatë një takimi me elektoratin në Ersekë. Mësohet se të njëjtën gjë masë ka kërkuar dhe Prokuroria e këtij rrethi. Ndërkohë, sipas llogarive të togave të zeza, i riu del nga burgu nesër, pasi ka plotësuar ditët e qëndrimit të tij i izoluar.
“Me llogaritjen me 7 ditë në paraburgim, nesër Liço del”, pohuan burime nga gjykata.
Ngjarja ndodhi më 6 maj të këtij viti, gjatë një aktivitetit për prezantimin e kandidatit për këtë bashki. Pas incidentit, 27-vjeçari Liço, banues në fshatin Taç-Ersekë u arrestua në flagrancë një ditë më vonë, ndërsa akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Sipas policisë, mbrëmjen gjatë takimit që ka pasur subjekti politik PD, 27-vjeçari Liço, i cili ndodhej në një lokal, në gjendje të rënduar psikologjike, ka kapur një karrige dhe e ka hedhur, (jo në drejtim të podiumit) ku për pasojë është goditur shtetasi F. M., 74 vjeç. Fill pas ngjarjes, i moshuari është dërguar me urgjencë për mjekim në spitalin e Ersekës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY